Neni 76. Largimet kolektive nga puna
1. Ndërprerja e Kontratës së Punës sipas nën-paragrafit 1.1. të paragrafit 1 të nenit 70, të këtij ligji ku përfshihen së paku 10% të të punësuarave por jo me pak se njëzet (20) të punësuar, të larguar brenda intervalit kohor prej gjashtë (6) muajsh, konsiderohet si largim kolektiv nga puna;
2. Në rastet e largimit të shkallës së gjerë nga puna, zbatohen dispozitat nga paragrafi 3. i këtij neni.
3. Para se t’i zbatojë ndryshimet e tilla, punëdhënësi i njofton paraprakisht me shkrim një (1) muaj më parë të punësuarit dhe sindikatën e të punësuarve, nëse janë të anëtarësuar në sindikatë, lidhur me ndryshimet e planifikuara dhe me pasojat e tyre, duke përfshirë:
3.1. numrin dhe kategorinë e të punësuarve që duhet të largohen nga puna;
3.2. masat që duhet të ndërmarrë punëdhënësi, nëse ka të tilla, për ti zbutur pasojat e largimit kolektiv, përfshin:
3.2.1. kufizimin ose ndërprerjen e punësimit të punëtorëve të rinj;
3.2.2. risistemimin e brendshëm të të punësuarve;
3.2.3. kufizimin e punës jashtë orari;
3.2.4. zvogëlimin e orëve të punës;
3.2.5. ofrimin e riaftësimit profesional;
3.2.6. të drejtat e të punësuarve të parashikuara me Kontratën Kolektive, Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit ose me Kontratën e Punës.
4. Me njoftimin e bërë sipas paragrafit 3. të këtij neni, punëdhënësi mund t’ia ndërpresë kontratën e punës të punësuarve me një periudhë të paralajmërimit sipas nenit 71 të këtij ligji.
5. Punëdhënësi e njofton me shkrim Zyrën për Punësim, lidhur me largimin e të punësuarve nga puna, në mënyrë që ZP-ja të ketë mundësi t’u ofrojë ndihmë atyre për të gjetur punësim tjetër.
6. I punësuari nuk mund të largohet nga puna, derisa punëdhënësi mos t’i ketë paguar atij një kompensim të menjëhershëm në para.
7. Kompensimi i menjëhershëm në para, u paguhet të punësuarve me kontratë me periudhë të pacaktuar në ditën e ndërprerjes së kontratës, sipas kësaj shkalle:
7.1. nga dy (2) deri në katër (4) vite të shërbimit, një (1) pagë mujore;
7.2. nga pesë (5) deri në nëntë (9) vite të shërbimit, dy (2) paga mujore;
7.3. nga dhjetë (10) deri në nëntëmbëdhjetë (19) vite të shërbimit, tri (3) paga mujore;
7.4. nga njëzet (20) deri në njëzetenëntë (29) vite të shërbimit, gjashtë (6) paga mujore; dhe
7.5. nga tridhjetë (30) vite të shërbimit ose më shumë, shtatë (7) paga mujore.
8. Nëse, brenda një periudhe prej një (1) viti nga ndërprerja e kontratës së punës të të punësuarve në bazë të këtij neni, punëdhënësi ka nevojë për angazhimin e punësuarve me kualifikime ose trajnime të njëjta, punëdhënësi nuk duhet të angazhojë persona të tjerë para se të ofrojë punën punonjësve të cilëve iu janë ndërprerë kontratat.
9. Rastet kur të punësuarit e larguar nga puna për shkak të falimentimit dhe riorganizimit të administruar nga gjykata, nuk i nënshtrohen dispozitave të këtij ligji.
Ky është teksti i publikuar fillimisht, jo i konsoliduar. Ndryshuar nga:
- LIGJI NR. 08/L-283 PËR HARMONIZIMIN E LIGJEVE TË VEÇANTA ME LIGJIN NR. 05/L-087 PËR KUNDËRVAJTJE (26 dhjetor 2024)
- LIGJI NR. 08/L-142 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË PËRCAKTOJNË SHUMËN E BENEFICIONIT NË LARTËSI TË PAGËS MINIMALE, PROCEDURAT E CAKTIMIT TË PAGËS MINIMALE DHE SHKALLËT TATIMORE NË TË ARDHURAT PERSONALE VJETORE (23 gusht 2024)
- Numri
- 03/L-212
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 1 dhjetor 2010, 90/2010
- Hyrja në fuqi
- 16 dhjetor 2010
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.