Dosja
Ligji i punës, 03/L-212

Neni 57. Paga minimale

1. Qeveria e Kosovës në fund të çdo viti kalanderik përcakton pagën minimale sipas propozimit të Këshilli Ekonomiko-Social.

2. Gjatë përcaktimit të pagës minimale duhet të merren parasysh këto faktorë:

2.1. kostoja e shpenzimeve jetësore;

2.2. përqindja e shkallës së papunësisë;

2.3. gjendja e përgjithshme në tregun e punës;dhe

2.4. shkalla e konkurrencës dhe produktivitetit në vend.

3. Paga minimale përcaktohet në bazë të orëve të punës, për periudhën një (1) vjeçare, e cila publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

4. Paga minimale mund të përcaktohet me marrëveshje në nivel kombëtar, në nivel dege dhe në nivel të ndërmarrjes, por që nuk duhet të jetë më e ulët se paga minimale e paraparë në paragrafin 1. të këtij neni.

Ky është teksti i publikuar fillimisht, jo i konsoliduar. Ndryshuar nga:

  • LIGJI NR. 08/L-283 PËR HARMONIZIMIN E LIGJEVE TË VEÇANTA ME LIGJIN NR. 05/L-087 PËR KUNDËRVAJTJE (26 dhjetor 2024)
  • LIGJI NR. 08/L-142 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË PËRCAKTOJNË SHUMËN E BENEFICIONIT NË LARTËSI TË PAGËS MINIMALE, PROCEDURAT E CAKTIMIT TË PAGËS MINIMALE DHE SHKALLËT TATIMORE NË TË ARDHURAT PERSONALE VJETORE (23 gusht 2024)
Numri
03/L-212
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
1 dhjetor 2010, 90/2010
Hyrja në fuqi
16 dhjetor 2010
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.