Neni 54. Lajmërimi për paaftësinë e përkohshme për punë
1. Në rast të sëmundjes ose paaftësisë së përkohshme për punë, i punësuari është i obliguar të informojë punëdhënësin menjëherë ose më së largu gjatë ditës së mungesës nga puna;
2. Në rast të sëmundjes ose lëndimit serioz që parandalon të punësuarin për ta informuar punëdhënësin sipas paragrafit 1. të këtij neni i punësuari duhet të bëjë përpjekje për të informuar punëdhënësin sa më shpejt që është e mundur;
3. Nëse i punësuari nuk mund të dëshmojë se ka bërë përpjekje të arsyeshme për të informuar punëdhënësin për mungesën e tij për vonesa të paarsyeshme, punëdhënësi mund të thirret në shkelje të kontratës;
4. Nëse mungesa e lajmëruar nga puna zgjat më shumë se tri (3) ditë, punëdhënësi ka të drejtë të kërkojë nga i punësuari certifikatën mjekësore që arsyeton mungesën nga puna. KREU VII PAGA DHE BENEFICIONET E TË PUNËSUARVE
Ky është teksti i publikuar fillimisht, jo i konsoliduar. Ndryshuar nga:
- LIGJI NR. 08/L-283 PËR HARMONIZIMIN E LIGJEVE TË VEÇANTA ME LIGJIN NR. 05/L-087 PËR KUNDËRVAJTJE (26 dhjetor 2024)
- LIGJI NR. 08/L-142 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË PËRCAKTOJNË SHUMËN E BENEFICIONIT NË LARTËSI TË PAGËS MINIMALE, PROCEDURAT E CAKTIMIT TË PAGËS MINIMALE DHE SHKALLËT TATIMORE NË TË ARDHURAT PERSONALE VJETORE (23 gusht 2024)
- Numri
- 03/L-212
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 1 dhjetor 2010, 90/2010
- Hyrja në fuqi
- 16 dhjetor 2010
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.