Neni 22. Orari i shkurtuar i punës
1. Orari i shkurtuar i punës caktohet për punët dhe detyrat e punës, për të cilat edhe përkundër aplikimit të masave mbrojtëse, punëtori nuk mund të mbrohet nga ndikimet e dëmshme për shëndetin e tij.
2. Orari i punës shkurtohet në përpjesëtim me rrezikshmërinë për shëndetin dhe aftësinë punuese të punëtorit.
3. Orari i shkurtuar i punës mund të reduktohet më së shumti deri në njëzet (20) orë në javë, për punët me shkallë të lartë të rrezikshmërisë.
4. Punët dhe detyrat e punës nga paragrafi 1. i këtij neni përcaktohen në bazë të analizës profesionale nga organi kompetent, në pajtim me këtë ligj, Kontratën Kolektive dhe me Aktin e Brendshëm të Punëdhënësi.
5. Ministria në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, në afat prej gjashtë (6) muajsh pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të nxjerrë akt nënligjor për klasifikimin dhe sistemimin e punëve të rrezikshme për të punësuarit të cilat dëmtojnë rëndë shëndetin e tyre.
6. I punësuari i cili punon në punët dhe detyrat e punës nga paragrafi 1. i këtij neni, nuk mund të punojë në punë dhe detyra të njëjta jashtë orarit të punës.
7. I punësuari i cili punon me orar të shkurtuar të punës, sipas paragrafit 1. të këtij neni, i gëzon të gjitha të drejtat, sikurse të kishte punuar me orar të plotë të punës.
Ky është teksti i publikuar fillimisht, jo i konsoliduar. Ndryshuar nga:
- LIGJI NR. 08/L-283 PËR HARMONIZIMIN E LIGJEVE TË VEÇANTA ME LIGJIN NR. 05/L-087 PËR KUNDËRVAJTJE (26 dhjetor 2024)
- LIGJI NR. 08/L-142 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË PËRCAKTOJNË SHUMËN E BENEFICIONIT NË LARTËSI TË PAGËS MINIMALE, PROCEDURAT E CAKTIMIT TË PAGËS MINIMALE DHE SHKALLËT TATIMORE NË TË ARDHURAT PERSONALE VJETORE (23 gusht 2024)
- Numri
- 03/L-212
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 1 dhjetor 2010, 90/2010
- Hyrja në fuqi
- 16 dhjetor 2010
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.