Neni 55. Përbërja e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese
1. Për periudhën e përcaktuar në nenin 152 të Kushtetutës, përbërja e Gjykatës kushtetuese do të jetë sikurse është përcaktuar në atë nen.
2. Asgjë në këtë ligj, përfshirë dispozitat të cilat rregullojnë kriteret për përshtatshmëri, kualifikime profesionale dhe kompensim për gjyqtarët, nuk aplikohen për të penguar apo ndryshe kufizuar kompetencat dhe përgjegjësitë e autoriteteve kompetente për emërimin e gjyqtarëve ndërkombëtar, të përcaktuar në Kushtetutën dhe Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Republikës së Kosovës, të datës 26 mars 2007. Këto përgjegjësi dhe kompetenca ushtrohen në pajtim me instrumentet e aplikueshme pavarësisht ndonjë dispozite të këtij ligji.
Ky është teksti i publikuar fillimisht, jo i konsoliduar. Ndryshuar nga:
- LIGJI NR. 08/L-196 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK (5 janar 2023)
- LIGJI NR. 04/L-115 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË KANË TË BËJNË ME PËRFUNDIMIN E MBIKËQYRJES NDËRKOMBËTARE TË PAVARËSISË SË KOSOVËS (7 shtator 2012)
- Numri
- 03/L-121
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 15 janar 2009, 46/2009
- Hyrja në fuqi
- pa u verifikuar
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.