Dosja
Ligji për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, 03/L-121

Neni 43. Afati

1. Një ligj apo vendim i miratuar nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës i dërgohet Presidentit të Republikës së Kosovës për shpallje pas mbarimit të afatit të përcaktuar në pajtim me nenin 113, paragrafi 5 i Kushtetutës.

2. Në rast kur ligji apo vendimi i miratuar nga ana e Kuvendit te Republikës se Kosovës kontestohet sipas nenit 113, paragrafi 5 i Kushtetutës, ligji apo vendim i tillë mund ti dërgohet Presidentit të Republikës së Kosovës për shpallje në pajtim me modalitetet e përcaktuara në vendimin final të Gjykatës Kushtetuese për rastin e kontestuar.

3. Në rast kur ligji apo vendimi i miratuar nga ana e Kuvendit kontestohet sipas nenit 113, paragrafi 5 i Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese duhet të nxjerrë vendim mbi kontestin jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditë pas dorëzimit të kërkesës.

9. Procedura në rastin e përcaktuar në nenin 113, paragrafi 6 të Kushtetutës

Ky është teksti i publikuar fillimisht, jo i konsoliduar. Ndryshuar nga:

  • LIGJI NR. 08/L-196 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK (5 janar 2023)
  • LIGJI NR. 04/L-115 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË KANË TË BËJNË ME PËRFUNDIMIN E MBIKËQYRJES NDËRKOMBËTARE TË PAVARËSISË SË KOSOVËS (7 shtator 2012)
Numri
03/L-121
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
15 janar 2009, 46/2009
Hyrja në fuqi
pa u verifikuar
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.