Dosja
Ligji për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, 03/L-121

Neni 20. Vendimet

1. Gjykata Kushtetuese vendosë mbi çështjen pas mbarimit të seancës së shqyrtimit verbal. Palët kanë të drejtë të heqin dorë nga shqyrtimi verbal.

2. Pavarësisht nga paragrafi 1 i këtij neni, sipas vlerësimit të saj, gjykata mund të vendosë mbi çështjen që është objekt shqyrtimi kushtetues mbi bazën e shkresave të lëndës.

3. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë në formë të shkruar, të arsyetuara dhe nënshkruara, nga kryetari i gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtari raportues. Përfundimet e arritura nga shumica e gjyqtareve përcaktojnë vendimin e gjykatës. Vendimet shpallen publikisht.

4. Vendimi i dërgohet secilës palë sipas detyrës zyrtare dhe shpallet në Gazetën Zyrtare.

5. Vendimi hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare, përveç nëse Gjykata Kushtetuese në vendim ka caktuar ndryshe.

Ky është teksti i publikuar fillimisht, jo i konsoliduar. Ndryshuar nga:

  • LIGJI NR. 08/L-196 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK (5 janar 2023)
  • LIGJI NR. 04/L-115 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË KANË TË BËJNË ME PËRFUNDIMIN E MBIKËQYRJES NDËRKOMBËTARE TË PAVARËSISË SË KOSOVËS (7 shtator 2012)
Numri
03/L-121
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
15 janar 2009, 46/2009
Hyrja në fuqi
pa u verifikuar
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.