1. Gjykata Kushtetuese financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës.
2. Pavarësisht nga dispozitat e ligjeve tjera, Gjykata Kushtetuese përgatit propozimin e buxhetit të saj vjetor dhe i’a dërgon propozimin e tillë për miratim Kuvendit të Republikës së Kosovës. As Qeveria apo ndonjë organizatë tjetër buxhetore nuk ka të drejtë të ndryshojë ose në çfarëdo mënyre tjetër të modifikojë ose të ndikojë në propozimin e buxhetit të përgatitur nga Gjykata Kushtetuese. Buxheti i propozuar nga Gjykata Kushtetuese përfshihet në tërësi në propozimin për Buxhetin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës që i paraqitet Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratim.
3. Gjykata Kushtetuese menaxhon në mënyrë të pavarur buxhetin e saj dhe i nënshtrohet auditimit të brendshëm dhe si dhe auditimit të jashtëm nga Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës.
Ky është teksti i publikuar fillimisht, jo i konsoliduar. Ndryshuar nga:
- LIGJI NR. 08/L-196 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK (5 janar 2023)
- LIGJI NR. 04/L-115 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË KANË TË BËJNË ME PËRFUNDIMIN E MBIKËQYRJES NDËRKOMBËTARE TË PAVARËSISË SË KOSOVËS (7 shtator 2012)
- Numri
- 03/L-121
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 15 janar 2009, 46/2009
- Hyrja në fuqi
- pa u verifikuar
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.